Transmetuar më 30-05-2017, 23:51

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, në autostradën Prishtinë-Prizren.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, raportojnë mediat vendase.

Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit dhe identiteti i personave të përfshirë në të.

Gjatë aksidentit janë përplasur një automjeti i tipit BMW dhe një kamion.

Autoritetet përkatëse ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.