Transmetuar më 30-05-2017, 10:09

Një ekspert i kompanisë Apple, Benjamin Geskin, ka publikuar disa imazhe, të bazuara në modelin se si do të jetë iPhone 8.  Në pozicionin vertikal të telefonit, në pjesën e pasme të tij është e vendosur kamera. Ndërkohë që në pjesën e tij të përparme, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët mungon butoni i vetëm, që të gjithë telefona iPhone kanë.

Ndërkohë, që dallimi kryesor midis iPhone 8 dhe modeleve të tjera ka të ngjarë të jetë një ekran Oled, i harkuar.

Edhe pse kompania ende nuk e ka bërë të ditur se kur do të dalë në treg iPhone i ri, disa zëra thonë se Apple mund t’a publikojë atë në shtator, muaj në të cilin kompania do të festojë ditëlindjen e saj të dhjetë. /g.v/noa.al