Transmetuar më 29-05-2017, 21:42

Pamjet filmike që tregojnë beben e porsalindur teksa ecën thuajse pa vështirësi, vetëm duke u mbajtur paksa nga mamia, kanë bërë xhiron e botës.

Videon e publikoi Arlete Arantes në rrjetin social Facebook. Mbi 68 milionë njerëz e kanë parë videon.

Shumë njerëz janë treguar skeptikë. Disa e quajnë të pavërtetë dhe të sajuar e të tjerë si të vërtetë por në kufijtë e të pabesueshmes.

Me qindra janë komentet edhe tek portali NOA.al dhe faqja e saj në Facebook, në reagim të kësaj videoje.

Nisur nga këto, NOA.al, qëmtoi më shumë informacion mbi këtë gjë të rrallë.

E përditshmja prestigjioze britanike publikoi një raport special nga Brazili, ku ka marrë dëshminë e mamisë që priti vajzën e cila nisi të ecte.

Ndërkohë ekspertët pohuan se pamjet filmike ishin autentike dhe pa montazh.

Mamia në maternitetin shtetëror të qendrës spitalore “Santa Cruz Hospital” në qytetin Rio Grande do Sul, në jug të Brazilit, tregoi se ishte ajo që bashkë me ekipin mjekësor, pritën lindjen e kësaj vajze që shihni në foto dhe videon e plotë më poshtë.

Pasi lindja shkoi mirë, mora që ta laj vajzën para se t’ia çojmë nënës së saj, – tregon mamia.

Befas, ajo lëvizi, lirshëm dhe madje nisi të ecë. U çudita shumë. Në fakt nuk po bëja asgjë dhe instinktivisht i vura një dorë për t’u siguruar se nuk do të rrëzohej dhe lëndohej. E ndërsa eci goxha, kërkova që të filmohej sepse më ishte një gjë shumë e rrallë".

Ekspertët në “University of Rochester Medical Center” thonë se nuk është më shumë një mrekulli, që vajza e sapolindur eci, por një refleks natyral i një fëmije të porsalindur.

Ata shtojnë se ky quhet “stepping reflex” dhe zgjat deri sa foshnja të jetë rreth dymuajshe. Shkencëtarët në këtë universitet thonë se ky refleks, ndihmon foshnjat që të zhvillohen dhe mbijetojnë.

Më poshtë keni videon. /a.k/noa.al/  It has not yet been identified where exactly the incident took place or whose baby it is, but the midwife's uniform suggest she works at a Santa Cruz Hospital, in the state of Rio Grande do Sul, south BrazilThe tiny baby defied the hospital worker's belief as she took to her little feet and walked The nurse, dressed in surgical robes with a clinical mask over her mouth, cries out in Portuguese in amazement: 'Oh my gosh, the girl is walking. Good gracious!''Merciful father. I was trying to wash her here and she keeps getting up to walk,' the nurse says as she points with one hand to where she initially tried to lay the baby down to bath herBaby 'Walks' Moments After Birth. 68 Million Views And Counting