Transmetuar më 27-05-2017, 09:07

Mark Zuckerberg ka paralajmëruar se avancimet teknologjike të dekadave të fundit po zhdukin miliona vende pune në mbarë botën.

Duke iu drejtuar studentëve të sapo diplomuar në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeluesi i Facebook tha se automatizmi po kërcënon mënyrën e jetesës së shumë njerëzve.

“Kur prindërit tanë u diplomuan, synimi për të punuar sigurisht që u vinte nga kisha, komuniteti ku jetonin etj. Por, sot teknologjia dhe automatizmi po eliminojnë shumë punë. Sfida e madhe për gjeneratën e ardhshme do të jetë krijimi i një bote ku të gjithë kanë një ndjenjë dhe qëllim të caktuar në jetë”, u shpreh ai. /g.v/noa.al/