Transmetuar më 26-05-2017, 10:52

Në tapetin e kuq të festivalit të filmit në Kanë të Francës i cili po mbahet gjatë kësaj jave, parakaluan femrat më të famshme në botë.

Por përveç veshjeve të tyre spikati një linjë tualeti e rikthyer sërish në modë ‘cat eye’ ose thënë ndryshe sy maceje, me penel që zgjatohet deri tutje në cepin e syrit.

Ka nga ata që preferojnë linja ekstreme si Bella Hadid, ashtu sikur të tjerë linja më të përmbajtura dhe me tone përreth si si Sara Sampaio e Elsa Hosk, të cilat preferojnë tualet të stilit të viteve ‘50.

Për të realizuar këtë lloj tualeti jo domosdoshmërisht duhet përdorur penel, por mjafton dhe laps ose ton i errët.

Duke shfletuar galerinë e fotografive me të cilat noa.al shoqëron lajmin, do të keni një ide më të qartë, mbi tualetin i cili pritet të jetë trendi i verës 2017.

E rëndësishme është që të zgjidhni produkte cilësore dhe duke u frymëzuar nga femrat e famshme, do arrini të keni sy më shprehës. /a.y/noa.al