Transmetuar më 25-05-2017, 15:25

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar. Më të përqendruara vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira lokale zonat malore jugore – juglindore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë 2 gradë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2  ballë.

Europa

Kontinenti i Europës do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent në pjesën më të madhe të tij. Me diell paraqiten: gadishulli Iberik, Europa qendrore, vendet e Mesdheut si edhe ishujt britanike.

Përsa i përket gadishullit të Skandinavisë, rajonit të balltikut si edhe Europa verilindore do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut. Po ashtu me shira të përkohshëm paraqiten brigjet e detit Egje si edhe brigjet e Turqisë. /b.l/noa.al/