Transmetuar më 25-05-2017, 10:35

Nokia 3310 i ri ka dalë në treg dhe është në dispozicion të të apasionuarve pas tij. Telefoni i cili u bë i famshëm për jetëgjatësinë e baterisë dhe lojën me gjarpër ‘Snake’, ishte lider i teknologjisë së telefonisë rreth 17 vjet më parë.

Edhe pse ne ditët e sotme jemi në epokën e telefonave të mençur, Nokia 3310, vjen për të gjithë ata që kanë akoma nostalgji për këtë lloj telefoni.

Nokia i ri ka dalë në treg këtë të mërkurë në disa dyqane në Londër dhe kushton 49.99 dollarë. Gjithashtu telefoni mund të blihet edhe online.

Celulari i dashur, Nokia 3310, i quajtur “i pathyeshëm”, për shkak të dizajnit të tij, nuk do të dalë nga forma e tij klasike e “tullës”. Thuhet se tiparet kryesore të telefonit, si rezistenca e baterisë, janë përsëri në qendër të dizajnit të telefonit të ri.

Karakteristikat e tij janë: Bluetooth, kamera 2MP, loja me gjarpër, mesazhe me tekst, ekran 1.5 inch me ngjyra, rrjeti 2.5G, katër opsionet e ngjyrave, të kuqe, të verdhë, të zezë dhe gri, shkruan noa.al.

Por, pavarësisht ekranit me ngjyra ai nuk do të ketë asnjë lidhje me telefonat e sotëm modernë. I prodhuar nga kompania finlandeze ‘HMD Global’, butonat e tij gjithashtu pritet të mbesin në të njëjtat pozicione, vetëm se do të zvogëlohen pak.

Mbetet për t’u parë nëse cilësia e ndërtuar përputhet me origjinalin e para 17 viteve. /g.v/noa.al