Transmetuar më 24-05-2017, 17:00

Katerina është e pakënaqur nga Marjusi dhe Enida, të cilët refuzuan urdhrin e Lupçes për punët e shtëpisë. Duke pastruar vetë shtëpinë ajo reagon me zë dhe në mes të banorëve të tjerë duke thënë se “atyre u duket vetja lider akoma”.

Marjusi replikon nga jashtë dhe thotë “shyqyr që u zgjuat nga gjumi”. Reagimi i tij ka nevrikosur edhe më tepër Katerinën. “Mos më fol se ta çaj gojën deri tek veshët”, i kthehet ajo.

Sigurisht, kërcënimi i Katerinës ishte figurativ dhe u mor me shaka nga gjithë banorët e tjerë që nisën të qeshnin, përveç Enidës. “Hajde provojë njëherë!”, i përgjigjet Enida në vend të partnerit të saj.

“Ti mos fol ti, se po flas me atë skuthin”, i thotë Katerina. Këtu ndërhyn sërish Marjusi. “Nuk ja ndalon do ti të folurën asaj. Bukuroshja e fjetur zgjohet pas dy muajsh këtu”, i thotë ai Katerinës dhe më pas flet me Enidën i acaruar.

Vetë Enida i kërkon që të qetësohet dhe të mos bjerë pre e provokimeve. “Marjo boll se me acarove! Ti sikur nuk di muhabet tjetër dhe kapesh me fëmijë”, i thotë ajo.

Por edhe ndërsa vazhdon të fshijë, Katerinës nuk i del inati me Marjusin. Ajo thotë me zë zhuls, dukshëm duke nënkuptuar atë. Marjusi reagon dhe i thotë që të bëjë kujdes me fyerjet dhe i thotë me ironi se shyqyr që po flet tani.

“Po fola unë, kishe ndonjë gjë ti? Shyqyr që erdhe ti dhe na zgjove nga gjumi. Shyqyr që t’u hap goja që fole”, i thotë ajo.

“Mua m’u hap goja tani, ti ke dy muaj këtu dhe tani t’u hap goja”, ja kthen Marjusi, duke shtuar se nuk do që të kapet me një femër. “Ti je burrë me një R! Je burracak!”, i përgjigjet Katerina. /b.l/noa.al/