Transmetuar më 24-05-2017, 16:31

Ndarja e jetës tuaj me të tjerët në internet, ofron mundësinë të mos paraqitet çdo gjë siç është në të vërtetë, duke lënë prapa mundësinë që të shpërndahet një version artificial, më i lumtur i realitetit. Kushdo që ka mbetur i mbërthyer në jetën e përsosur të dikujt tjetër në profilet e tyre, kupton se sa keq mund t’ju bëjnë që ju të ndiheni.

Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik, në Britani të Madhe kanë vlerësuar këtë çështje me studimin e tyre të ri #StatusofMind. Ata intervistuan rreth 1,500 njerëz të moshës 14 dhe 23 vjeç, për mënyrën se si Instagram, Snapchat, Twitter, Facebook dhe YouTube ndikon në shëndetin e tyre mendor.

Rezultatet zbuluan se Instagram ishte më i dëmshmi, veçanërisht për vajzat e reja. Aplikacioni për shkak të aftësisë së tij për të filtruar çdo papërsoshmëri, i lë përdoruesit të ndiheshin të shqetësuar, në depresion, të vetmuar dhe të papërmbushur.

Për rezultat më të mirë kishte dalë Youtube, platforma e vetme e cila mori vlerësim pozitiv. Megjithëse grupi theksoi së të gjitha përdorimet e shpeshta kanë ndikuar në ulje të vetëbesimit tek njerëzit, sidomos nëse shpenzohet më shumë se 2 orë në ditë duke kontrolluar mediet sociale, mundësia të përjetoni shqetësime psikologjike është më e lehtë.