Transmetuar më 24-05-2017, 16:15

Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha vitin që lamë pas u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë djalin e saj që e pagëzoi me emrin London.

Vogëlushi i saj nuk është ekspozuar shumë nga prindërit e tij në rrjetet sociale, por ata vazhdimisht, me shumë fanatizëm, na kanë treguar nga një pjesë të përditshmërisë së djalit.

Bukuroshja Sara, së fundmi ka postuar foton më të ëmbël të Ledionit së bashku me djalin, (e dyta në radhë) ku moderatori shfaqet me të birin në krahët e tij.

“Dy bizele ne një mbulesë”. Kohët e fundit si Ledioni dhe Sara postojnë shumë foto që përfshijnë jetën e tyre familjare, por edhe të vogëlushit të tyre.

Sara Hoxha, solli në jetë më 13 dhjetor të vitit 2016 djalin e saj si fryt i lidhjes me prezantuesin Ledion Liço. /b.l/noa.al/