Transmetuar më 24-05-2017, 14:55

Mungesa e komunikimit me partnerin- Gjëja e parë që duhet bërë në mënyrë që një raport të funksionojë është të komunikoni me partnerin. Edhe pse në fillim mund të jetë një siklet i vërtetë të flitet për seksin, me kalimin e kohës do i ndjeni lezetin.

Lodheni shpesh– Gjatë seksit është e ndaluar që t’i lihet hapësirë lodhjes dhe dembelizmit. Sigurisht nuk është një garë se kush është më i shpejtë, por është mirë që të ruani pak entuziazëm.

Mos shmangni përkëdheljet– Shpesh çiftet që kanë kohë bashkë, kalojnë direkt në “temë” duke shmangur përkëdheljet dhe ledhatimet paraprake. Kjo është një prej gjërave më të gabuara në shtrat, pasi zbeh kënaqësinë dhe seksi mund të jetë i dhimbshëm, shkruan noa.al.

Shtirja e orgazmës- Janë të shumta femrat që për të kënaqur partnerin shtiren sikur kanë arritur orgazmën. Kjo gjë është tejet e gabuar, pasi nënkupton mungesën e komunikimit në çift. Idealja është që të shpjegohet me qetësi dhe durim se cilat pika duhen stimuluar për të arritur kënaqësinë.

Nuk realizoni fantazitë tuaja– Është e kotë që ta mohoni, që të gjithë kanë fantazitë e tyre seksuale në shtrat. Ajo që këshillohet është që të gjeni kurajo dhe të guxoni të provoni një kënaqësi ndryshe.

Nuk putheni- Një prej gjërave më të shëmtuara që mund të ndodhë gjatë seksit, është mungesa e puthjeve. Një raport intim duhet të jetë shpërthim pasioni dhe puthjet e bëjnë aktin edhe më të nxehtë.

Nuk shqetësoheni për nevojat e partnerit/es– Për të përjetuar kënaqësi, ka nevojë për bashkëpunim mes partnerëve. Kështu që nëse kënaqni nevojat e tjetrit, me siguri që do të merrni shpërblim.

Nuk e shikoni partnerin/en në sy- Në mënyrë që raporti seksual mes dy personave të funksionojë duhet të krijohet një lidhje sa fizike edhe mendore. Është ky qëllimi kryesor i të parit në sy, në mënyrë që intensiteti i emocioneve të jetë më i madh. /a.y/noa.al