Transmetuar më 24-05-2017, 14:13

Një burrë dora e të cilit u shpëtua pasi u qep brenda barkut të tij, pritet që t’i nënshtrohet nje operacioni revolucionar, i pari në botë, për të rivendosur përdorimin e lëvizjes së gishtave.

Ish-operatori i makinerive, 43 vjeç Carlos Mariotti nga jugu i Brazilit humbi të gjithë lëkurën e dorës dhe gishtërinjve në një aksident në punë, në mars të vitit 2016.

Dora e tij u zu mes dy makinerive duke i dëmtuar lëkurën, indet, enët e gjakut, duke lënë të ekspozuara kockat dhe tendinat.

Megjithatë, kirurgët u treguan të shpejtë dhe në vend që të t’ia prisnin, ata do ta shpëtonin dorën duke e futur në një vend me inde të buta në barkun  e tij, ku qëndroi për 42 ditë.

"Ishte vërtet një ndjesi e çuditshme sepse mund të ndjeja gishtat që lëviznin brenda trupit", shpjegon Carlos.

Mariotti pritet që t’i nënshtrohet dy operacioneve. I pari për të ndarë dorëbn në dy pjesë, ndërsa pak muaj më vonë ai do të ketë më në fund dorën e plotë, pasi kirurgët do të realizojnë rindërtimin e saj.

"Kam kaluar shumë dhe kam luftuar për të mbijetuar që nga aksidenti. Pjesa më e madhe e operacionit është bërë me dashamirësinë e Dr Brandao, pasi punëdhënësi im nuk ka arritur të më mbështesë”, tha Carlos, duke shtuar se djali i tij tetëvjeçar Guilherme ishte traumatizuar nga incidenti dhe vuajti nga kjo për muaj.

“Tani duhet të përfundoj udhëtimin, të rindërtoj jetën time dhe të kthehem në punë për të mbështetur familjen time. Por unë nuk mund të shkoj në fazën tjetër pa ndihmë”. /b.l/noa.al/