Transmetuar më 24-05-2017, 13:41

Një çift u martuan në prani të të panjohurve sepse dëshironin të ishin të zhveshur. Jess Adams, 54 vjeç dhe bashkëshortja e tij Sue, 47 vjeç u kurorëzuan në martesë në Quensland të Australisë, por familjet e tyre të turpëruara, refuzuan që të merrnin pjesë.

Megjithatë, dy gjyshërit e 6 nipave u shprehën se nuk u mërzitën për mospraninë e të afërmve të tyre. Jess dhe Sue qëndruan të zhveshur përgjatë gjithë ceremonisë dhe festës së ndarjes së tortës. Sue, nënë e 3 fëmijëve tha se më në fund kishte patur dasmën që kishte ëndërruar gjithmonë.

“Për mua është menduar të jetë një nga ditët më të lumtura të jetës suaj, por nuk ishte për shkak se nuk ishte dasma që unë doja. Ndihesha kaq parehatshëm dhe nuk ishte dasmë për tu pëlqyer”, tha Sue.

Por këtë herë, mamaja e tre fëmijëve, tha se ishte përvojë e veçantë. Sue dhe Jess u njohën në internet në 2015-ën dhe zbuluan se jetonin vetëm 20 minuta lartg njeri tjetrit.

Ndenja se çifti nuk do të shpenzonte as kohë as para për veshjet e dasmës, sipas tyre ishte e pakrahasueshme. Për çiftin ajo çka kishte rëndësi ishte unaza, ndërsa veshjet ishin të fundit në listë.

Pas 3 muaj e gjysmë së bashku, ata vizituan një plazh nudist, e më pas një resort ku shijohej natyra, e qetë e pikërisht kjo i bëri që të binin në dashuri me natyrën dhe lakuriqësinë. /b.l/noa.al/