Transmetuar më 24-05-2017, 13:27

Ariana Grande është kthyer në rezidencën e saj, në Florida, menjëherë pas shpërthimit që ndodhi gjatë koncertit të saj në "Manchester Arena", ku mbetën të vrarë 22 persona.

Ylli 23- vjeçar i popit është parë duke dalë nga një avion privat së bashku me nënën e saj pas mbërritjet në aeroportin e Floridas. 

Këngëtarja u prit në aeroport nga i dashuri i saj Mac Miller, i cili nxitoi të përqafojë atë dhe nënën e saj. Ariana Grande u shfaq mjaft e tronditur dhe e përlotur gjatë momentit të mbërritjes në aeroportin e Floridas. /b.l/noa.al/