Transmetuar më 24-05-2017, 12:55

Shkëmbim batutash mes Papa Françeskut dhe zonjës së parë të Amerikës, Melania Trump lidhur me preferencat ushqimore të Presidentit amerikan.

Në përfundim të takimit privat me Donald Trump, gjatë ditës së sotme, mediat italiane shkruajnë kreu i selisë së shenjtë e pyeti zonjën e parë, “Çfarë i jep për të ngrënë?”, duke i’u referuar Presidentit.

Si përgjigje ajo i’u kthye me të qeshur "me pica".

Melania shkoi në takim e veshur me të zeza dhe me shall të hedhur në kokë, si shenjë respekti ndaj atit të shenjtë. /a.y/noa.al