Transmetuar më 24-05-2017, 12:41

Irina Shayk vetëm dy muaj më parë u bë nënë e një vajze të cilën e quajti, Lea de Seine Reine. Modelja e njohur ruse mbrëmjen e djeshme shfaq në një formë të shkëlqyer gjatë përvjetorit të 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

31 vjecarja parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të gjatë dhe të verdhë me prehje që i nxirrte në pah këmbët e bukura dhe të gjata dhe me një dekolte të thellë.

Fustani i Irinës ishte i punuar nga Versace, ndërsa i dha mjaft hapësirë trupit të palestruar të modeles, e cila gëzon linja perfekte vetëm në kaq pak kohë pas lindjes.

Sigurisht që një modele si ajo nuk mund t’ia lejojë vetes që trupi i saj të mos jetë në formë, por sërish të marrësh veten kaq shpejt pas lindjes, vetëm Irina mund ta bëjë. /b.l/noa.al/