Transmetuar më 24-05-2017, 12:36

Një tërmet ka goditur vendin tonë gjatë ditës së sotme.

Epiqendra e tij ishte në veriperëndim të Bulqizës.

Lëkundja sizmike ishte me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter, konfirmon për NOA.al Instituti i Gjeoshkencave të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë ora 12:30 për pak sekonda në të gjithë Tiranën si dhe qytetet e fshatrat përreth.

Më së shumti lëkundjet janë ndjerë në zonën e Dibrës por edhe në Maqedoni, raporton noa.al duke cituar dëshmi lokale.

Të dhënat e sakta zyrtare për tërmetin e orës 12:30

Tërmeti ndodhi më 24 maj 2017 ora 10:30:59

Magnituda 4.4 ballë e shkallës Rihter.

Vendndodhja: 13 KM në veriperëndim të Bulqizës 39 Km në Veri-Lindje të Tiranës

41.6° N, 20.16° E

Thellësia: 2 KM

Më herët sot gjatë orëve të para të mëngjesit e deri në mesditë u regjistruan edhe pesë tërmete të tjera. Lokaliteti i tyre ishte sërish në zonën e Dibrës dhe u ndjenë më së shumti tek zonat e saj.

Lista e tërmeteve të sotme në verilindje të vendit:

Data: 24/05/2017

Ora: 10:16:22

M=2.9

Place: 10 km VP Bulqizë

41.58° N, 20.2° E

Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015

Ora: 08:50:40

M=2.3

Place: Vinjoll, Burrel

41.58° N, 20.17° E

Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017

Ora: 08:04:50

M=2.5

Place: 6 km VL Bulqizë

41.52° N, 20.27° E

Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017

Ora: 06:39:10

M=2.3

Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel

41.54° N, 20.22° E

Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017

Ora: 06:08:00

M=2.2

Place: Vinjoll, Burrel

41.6° N, 20.18° E

Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017

Ora: 02:17:24

M=2

Place: 10 km P Ballsh.

40.62° N, 19.87° E

Thellësia: 2.5 KM