Transmetuar më 24-05-2017, 12:16

Që kur Tian ka ardhur në jetë, Tuna nuk është më e kufizuar për të na njohur me detaje rreth tij dhe ditët e saj të para si nënë.

Që me ardhjen në jetë të Tianit, Tuna i është kushtuar mëmësisë me kohë të plotë, edhe Instagrami i këngëtares ka marrë pamje tjetër.

Sot, Tuna ka zbuluar përmes disa fotove një copëz nga dhoma e Tianit. Me aq pak sa mund të shihet në disa sekonda, është e kuptueshme se prindërit e vogëlushit u kanë qëndruar besnikë ngjyrave identifikuese të djemve, e bardhë dhe bojëqielli.

Para se të hysh në dhomë, në fillim përshëndetesh me emrin Tian në derë.  Pasi hapet dera, Tuna nuk tregon shumë, por mjafton për të dalluar murin e vijëzuar bardhë e blu me ngjyrat simbolike të djemve. Herën tjetër, shpresojmë të afrohet deri te krevati i vogëlushit.

Më herët ajo ka postuar në Instagramin e saj një video ku kishte përmbledhur momentet më të bukura pas lindjes së Tian dhe orët e para me të.

Këngëtarja u bë nënë si fryt i lidhjes me Patris Berishën. Ata zgjodhën ta quajnë djalin Tian, i cili është një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, që zanafillën e ka nga Kina e lashtë.

Kinezët kanë një lidhje mistike, me qiellin, ndaj Tian për ta është gjithçka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme. /b.l/noa.al/