Transmetuar më 24-05-2017, 11:59

Ministrja e re e Arsimit, Mirela Karabina është një emër që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Kjo e fundit shprehet e lumtur për arritjet e vajzës së saj Megit, e cila sapo është diplomuar. Megjithatë, vajza e ministres së re, duket se është  nga ato vajzat romantike.

Në profilin e saj në Facebook, Megi ka postuar një foto ku shfaqet e zhveshur lakuriq në një vaskë hoteli, foto kjo, që qëndron në profilin e saj që prej vitit 2014.

A është me të vërtetë Megi në atë foto? Apo vajza e ministres së re është nga ato vajzat ëndërrimtare që i ngjason shumë personazheve nëpër libra. 

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe mbesa e ish kryeministrit Berisha, Desara Malltezi.

Në reagimin e saj përmes një komenti "supermbesa" thotë se atyre që pretendojnë se është Megi në foto iu duhen syze. Për më tepër ajo shkruan se njerëzit normalë nuk futen me rroba në vaskë.

“Megi Karabina shpirte urime për mamin, po një gjë më habiti… ose jam qërruar unë e nuk shoh, ose mbase atyre që pretendojnë se qenke ti në foto u duhen syze. Either way, nuk besoj se njerëzit normal futen në vaskë me rroba”, shkruan Desara. /b.l/noa.al/