Transmetuar më 24-05-2017, 11:30

Ndonëse shpesh në mëngjes Monika Kryemadhi tregon mbi axhendën e ditës, përmes rrjeteve sociale, sot ka vendosur që të fokusohet të familja e saj.  

Dhe këtë herë bëhet fjalë për vajzën e saj Era e cila i ka dhuaruar një përqafim dhe puthje nënës së saj. Dhe puikërisht këtë moment Monika nuk ka ngurruar të ndajë me të gjithë duke thënë disa fjalë zemre.

“Mirëmëngjesi. Sot do të jem në Gramsh, si çdo ditë, në takime intensive në qarkun e Elbasanit. Ka nga ata që mendojnë se është e lodhshme për një grua, bashkëshorte dhe nënë të jetë të gjitha bashkë në harkun e 24 orëve… po si mendoni?

A ka burim më të madh energjie se përqafimi i Erës para se të niset në shkollë? Ajo më mbush me dritë dhe dashuri për të përballuar ditë të mira dhe të vështira. Dhe për këtë fëmijët meritojnë më të mirën. Së bashku do punojmë dhe përpiqemi për të rritur sa më mirë fëmijët tanë, të shëndetshëm dhe të shkolluar…”, ka shkruar ajo. /b.l/noa.al/