Transmetuar më 24-05-2017, 11:11

Mediat po flasin shumë nëse Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë bashkë apo nëse këngëtarja vazhdon të pëlqejë reperin Drake.

Gjithë kjo rrëmujë dhe askush nuk flet qartë të vërtetën, vetë këngëtarja ka zbuluar se është e lidhur me Alex dhe ata janë duke shijuar disa ditë pushimesh.

Lopez ka pozuar në krah të të dashurit të saj të ri Alex Rodriguez, duke na treguar një version tjetër se si relaksohet ajo.  

Jo vetëm momenti romantik i çiftit, por të mbetet syri gjithashtu tek bukuria e Jennifer Lopez, flokë të kapur topuz në ngjyrë çokollatë dhe lëkurë të bronztë.  

Duket se janë në një vend të nxehtë nga veshja me rroba banjo që mban këngëtarja dhe flokët e shkujdesur për të qenë sa më komode nga temperaturat e larta.

Ajo shkruan në foto "My MCM" – My Man Crush Monday”.

Gjërat duken se po shkojnë mirë mes çiftit më të ri të showbizzit Lopez- Rodriguez prandaj nëse kishit dyshime për lidhjen e tyre, pas kësaj fotoje nuk do keni më. /b.l/noa.al/