Transmetuar më 24-05-2017, 11:10

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të homofobisë dy meshkuj u dënuan me rrahje të egër, të akuzuar se kishin konsumuar një raport seksual.

Dy të rinj indonezianë u dënuan më 17 maj me 85 rrahje me shkopinj hekuri.

Gjithçka ndodhi në provincën e Aceh, ku dy të dhunuarit me moshë 20 dhe 23 vjeç u rrahën publikisht për katër orë me radhë.

Ndërkohë gjykata vendosi që të mos dënohen maksimalisht me 100 goditje me shufra, për shkak se u treguan të edukuar dhe bashkëpunues në gjyq.

Njëri prej të rinjve shpërtheu në të qarë gjatë leximit të dënimit, duke kërkuar falje.

Dy të rinjtë, siç shkruan noa.al u arrestuan në muajin mars, pasi banorët e zonës së Banda Aceh i gjetën në një dhomë duke bërë seks.

Dy të rinjtë u filmuan në momente intime dhe video e këtyre momenteve u publikua në rrjetet sociale, ku njëri shihet duke kërkuar ndihmë, ndërsa tjetri shtyhej vazhdimisht duke mos u lejuar të dalin nga dhoma.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë. Por pavarësisht kësaj provinca e Aceh është e vetmja që e aplikon ekzaktësisht ligjin e sharia.

Rrahja me shufra hekuri është dënimi më i rëndë për fyerje morale, siç cilësohen edhe raportet homoseksuale. /a.y/noa.alHundreds of people turned out to see the public caning on May 23 in Banda Aceh.FILE - In this Monday, March 20, 2017, file photo, a Sharia law official whips a man convicted of adultery with a rattan cane in Banda Aceh, Indonesia, when two men each face up to 100 stroke of the cane after neighbors reported them to Islamic relig

Two men are caned in Indonesia's Aceh province for gay sex (23 May, 2017).