Transmetuar më 24-05-2017, 10:06

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë qytetarëve të Tiranës duke postuar foto nga segmenti i parë i Bulevardit të ri të Tiranës i cili është gati që të hapet në qershor.

Aktualisht ka përfunduar shtrimi i trotuareve dhe asfaltimi, gjelbërimi si dhe është vendosur ndriçimi, siç mund të shihni nga fotografitë e publikuar nga Veliaj në Facebook. Paralelisht, po punohet për detajet e fundit edhe për parkingun nëntokësor duke i dhënë një zgjidhje afatgjatë edhe këtij shqetësimi.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës është një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Tiranës.