Transmetuar më 24-05-2017, 09:23

Dëshpërim dhe kaos në Manchester pas sulmit tragjik të së hënës mbrëma gjatë koncertit të Ariana Grande, ku u vranë 22 persona dhe u plagosën 120 të tjerë.

Një nënë e cila po kërkonte vajzën e saj Olivia Campbell 15 vjeçe, e cila ishte zhdukur qysh prej të hënës, ndërsa edhe telefoni i saj rezultonte i fikur, konfirmon vdekjen e së bijës.

“Nëse e sheh dikush, të më kontaktojë. Jepini telefonin tuaj dhe thuajini të më telefonojë. Dua vetëm, që të kthehet në shtëpi”, shkroi Charlote Campbell në Twitter, ndërkohë që publikoi edhe fotografinë e së bijës me shpresën se do ishte e gjallë.

Por pak më vonë, mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një postimi në Facebook ajo konfirmoi vdekjen e së bijës, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“U prehsh në paqe e shtrenjta ime, Olivia ime e bukur. Të larguan shumë, por shumë shpejtë. Shko të këndosh me engjëjt dhe vazhdo të buzëqeshësh. Mami jot të do shumë”. /a.y/noa.al