Transmetuar më 24-05-2017, 08:42

Momente terrori për trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, të hënën mbrëma. Bashkëshortja e tij Cristina Serra dhe vajzat Valentina dhe Maria ishin në Manchester Arena për të ndjekur koncertin e këngëtares, Ariana Grande dhe përjetuan momente terrori, pas shpërthimit që mori 22 jetë dhe plagosi 120 persona.

Fatmirësisht që të treja janë mirë, pasi nuk patën pasoja nga shpërthime.

Në profilin në Twitter, Guardiola shkroi, “Isha në gjendje shoku, nuk arrija të besoja se çfarë ndodhi. Ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e personave të prekur”. /a.y/noa.al