Transmetuar më 24-05-2017, 08:28

Danjeli dhe Fotinia janë njohur në shtëpinë e Big Brother, por megjithatë kanë krijuar një lidhje të fortë në shtëpi. Ata flasin me njëri-tjetrin thuajse për gjithçka.

Ditë më parë, Fotinia i ka treguar Danjelit për vështirësitë që ka kaluar në jetë dhe një prej momenteve më të vështira për të është ndarja nga jetë e ish-të dashurit të saj dhe kjo gjë kurrsesi nuk mund të harrohet lehtë nga ajo.

“Ti nuk e ke idenë se sa e vështirë është të fshihet prej kokës”, i thotë Fotinia.

Ndërsa Danjeli i thotë se duhet ta largojë këtë kujtim pasi mund ta penalizojë për të ardhmen, shkruan faqja e ‘Bb’.

“Unë nuk e vë fare në diskutim që ka qenë një situatë e vështirë, por ama të pengon për të ardhmen, duhet stabilizuar. Unë e pranoj një situatë që këtu është fiks mos u fut edhe e fshij fare nga truri”, i thotë Danjeli partneres së tij.