Transmetuar më 24-05-2017, 08:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mbërriti në Itali. Avioni Air Force One u ul në Fiumicino, gjatë ditës së djeshme.

Vizita e tij zyrtare nis sot ku në orën 08.30 do të pritet në Vatikan nga Papa Françesku. Më tej do të takojë krerët e politikës, për t’u nisur pasdite drejt Brukselit dhe për t’u rikthyer sërish në Itali të premten, në prag të samitit G7 në Taormina.

Gjatë vizitës ai shoqërohet nga e shoqja Melania dhe vajza Ivanka, të cilat tërheqin vëmendjen e mediave për shkak të pamjes së tyre.

Ndërkohë Ivanka, bashkë me të shoqin Jared Kushner, mbrëmjen e djeshme i lejuan njëri tjetrit një darkë, në një restorant në qendër të Romës. /a.y/noa.al