Transmetuar më 24-05-2017, 07:43

Këto ditë në Francë po mbahet festivali i filmit Kanë 2017. Nga Shqipëria mes personazheve të shumtë ka shkuar edhe prezantuesja Albana Osmani për të pasqyruar aktivitetin.

Por ajo e ka gjetur veten pranë një prej meshkujve më të bukur në botë, duke mos ngurruar të fotografohet me ta.

“1 minutë heshtje mi graaaa”, shkruan Albana në Instagram, teksa publikon fotografi me të. Bëhet fjalë për 34- vjeçarin Jeremy Meeks, i cili u kurorëzua nga rrjetet sociale si i burgosuri më i bukur në botë.

Jeremy Meeks ishte dënuar me 27 muaj burg në vitin 2015, pasi ishte shpallur fajtor për posedim të armëve dhe municionit, mbajtje të armës në publik dhe aktivitet kriminal në rrugë. Por fotografia e ndalimit e publikuar nga policia bëri bujë, duke bërë që pas lirimit Jetremy të fillojë karrierën si model. /a.y/noa.al