Transmetuar më 23-05-2017, 21:11

Arya Somantri është vetëm 10 vjeç, por ka shokuar opinionin publik për shkak se ai peshon 190 kg.

Djali 10 vjeçar edhe pse konsumonte 5 vakte të bollshme në ditë, sërish ishte i uritur.

Mjekët vendosën një dietë për të por kjo gjë nuk pati efekt, ndaj kryen ndërhyrje kirurgjikale në stomakun e tij.

Sipas mjekëve pas operacionit ai arriti të eliminonte 20 kg nga pesha e tij trupore dhe rënia e tij nëpeshë vazhdon me ritme të kënaqshme.

Para se t’i nënshtrohej operacionit gjendja e 10 vjeçarit po bëhej e frikshme pasi ai nuk mund të lëvizte më por pas operacionit gjërat ndryshuan./a.k/noa.al/