Transmetuar më 23-05-2017, 20:55

Gjithçka ndodhi në një rrugë kryesore të Londrës. Një çift kishte vendosur që të dilte për darkë, jo në restorant, por në rrugën ku kalojnë makinat.

Në një video të publikuar nga Dailymail, dallohet se si makinat i bien borisë që rruga të lirohet, ndërkohë që ata e shijojnë darkën pa u shqetësuar.

Për një moment, djali nervozohet dhe shan me fjalë të rënda një drejtues automjeti, i cili me të drejtë kërkoi të kalonte. Nuk dihet çfarë ndodhi me ta, nëse e shijuan darkën deri në fund, apo policia i largoi. /k.k/noa.al/