Transmetuar më 23-05-2017, 19:08

Ajo është Uta Ibrahimi, dhe bëhet e para alpiniste shqiptare e cila ka arritur të ngjitet në majë të Himalajeve. Ajo ka publikuar edhe disa foto, ku në njërën prej tyre shfaqet me dy flamuj, atë të Shqipërisë dhe Kosovës. 

“Për të gjithë ju që më bëtë të dua nënën natyrë, që më dhatë dashuri e përqafime, guxim e besim për ekspeditat e mia të shumta në këto 6 vjet e më shumë, për ata që kanë besuar në ëndrrën time dhe më kanë bërë më të fortë drejt realizimit të saj”, shkruan Uta në profilin e saj në Facebook.

Kushtet e këqija të motit e shtuan shkallën e vështirësisë për misionin e Utas, por në fund ajo ia doli mbanë dhe në orët e para të mëngjesit të së hënës mbërriti në majë, ku shpalosi flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Jeta është sfidë me veten, është mësimi im për këto 50 ditë të ngjitjeve të mia të vështira në lartësi të mëdha mbidetare, nëpër Himalaje”, vijon alpinistja. /k.k/noa.al/