Transmetuar më 23-05-2017, 18:52

Lupçe kërkon që java e tij e dytë si lider të shkojë në mënyrë perfekte dhe secili të zbatojë detyrat që u janë caktuar. Por kur gjen banjën e pisët ai irritohet dhe ka komunikuar me të gjithë çunat duke bërë ironi duke u kërkuar që mos ta pastrojnë banjën.

“Zdromsat do ngelen zdromsa”, shprehet Olsi duke u bashkuar me Lupçen në mendimin se banjoja duhet pastruar nga të gjithë. Pas Olsit, Lupçe merr edhe mbështetje e Elsamedit, i cili thotë se “janë të pisët, të flliqtë dhe që ai që e ka bërë e vret ndërgjegjja nga brenda.

Ndërsa Lupçe i thotë se “prandaj dua të bëj mbledhje që ta vrasi ndërgjegjja nga brenda dhe ta shaj, ta ofendoj”. I vetmi që duket se ka reaguar keq ndaj kritikave të Lupçes është Musa.

Pasi ka gjetur banjën pis, ai dhe Katerina kanë thirrur edhe një mbledhje me banorët për të gjetur fajtorin se kush e ka lënë banjën pis, por pasi kjo ka dështuar Lupçe ka kërcënuar se do të marrë masa ekstreme.

Ai kërcënon se do ta mbyllë banjën dhe çelësin do ta mbajë ai, dhe kush banor ka nevojë që ta përdorë duhet t’i kërkojë atij çelësin. Këtë ide e mbështet edhe Olsi, i cili shton se vetëm në këtë mënyrë do të dallohet se kush nuk e pastron banjën. /b.l/noa.al/