Transmetuar më 23-05-2017, 18:42

Një unazë prej diamanti e blerë 30 vite më parë në një treg pritet që të shitet në ankand për 350 mijë paund. Sipas BBC, pronarja besonte se "madhësia e veçantë", e gurit ishte pjesë e ndonjë kostumi, kur e bleu në Isleworth të Londrës, në vitin 1980.

E pandërgjegjshme që ishte një diamant i bardhë nga shekulli i 19-të, 26 karat, ajo e mbajti atë çdo ditë në dorë për vite me radhë. Guri i çmuar pritet të dalë në shtëpinë e ankandit Sotheby në qershor.

“Ajo e kishte blerë atë si pjesë të një kostumi për raste të caktuara. Askush nuk ia kishte idenë vlerës që fshinte”, shprehet ekspertja. /b.l/noa.al/