Transmetuar më 23-05-2017, 18:16

Aalman Abedi, 23 ­vjeç me origjinë libane, është ky autori që kreu sulmin terrorist një natë më parë në Mançester, gjatë një koncerti ku po performonte këngëtarja Ariana Grande. Ai shpërtheu sasinë e eksplozivit që kishte vënë në trup duke lënë pas 22 viktima, mes tyre edhe fëmijë, si dhe rreth 70 të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Sumi u mor përsipër nga i ashtuquajturi Shtetit Islamik, duke thënë se një nga ushtarët e Kalifatit vendosi bomba brenda një tubimi në Mançester.

Ndërkohë autoritetet vendase po hetojnë nëse 23-vjeçari ka vepruar i vetëm në sulm, apo pas tij fshihet ndonjë grup i organizuar terrorist. Fqinjët, në një nga adresat e banimit të tij, kanë thënë se e kanë dëgjuar Abedi duke kënduar lutjet islame vetëm disa javë para masakrës në sallën më të madhe në Europë për koncerte. /k.k/noa.al/