Transmetuar më 23-05-2017, 18:00

Karabinierët e Milanos kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar dhe një 30-vjeçare rumune, si dhe kanë sekuestruar 32 kile kokainë të pastër gati për t’u shpërndarë në tregun milanez.

Rrugët e tyre dhe të karabinierëve u ndeshën të dielën në darkë, kur çifti po udhëtonte me automjetin BMW x5 me targa gjermane. Gjatë një kontrolli në rrugë, policia ka hasur automjetin e dyshimtë dhe i shoqëroi për të bërë disa verifikime, pasi në brendësi të automjetit ndodheshin edhe 1400 euro, që të dy nuk kanë mundur t’i justifikojnë.

Vlera e drogës së kapur llogaritet në mbi 3 milionë euro. Në pjesën e poshtme të automjetit është zbuluar një ndarje e modifikuar, e mbyllur me një bravë, në brendësi të të cilës ishin 26 pako kokainë.

Makina pas kontrollit ka rezultuar në emrin e një personi të tretë me origjinë shqiptare. Policia po heton për të përcaktuar rolin e tij dhe për të identifikuar burimin e drogës. /b.l/noa.al/