Transmetuar më 23-05-2017, 17:15

Banori i përjashtuar nga Big Brother për thyerje rregullash, Damiano Agalliu ka publikuar një foto ku dallohen disa nga banorët e shtëpisë që në spektakël kanë hyrë si të panjohur, të cilët me ç’kuptohet njihen shumë mirë sepse po drekojnë së bashku.

“Njifen gjë këta? Ciao, nuk merrem më me ju. Dhe boll ja mbyllët gojën dhe veshin publikut me pallavraaa. Është 2017 koha kur çdo njeri flet, ku ma keni demokracinë? Gjithsesi, t’ju ketë bërë mirë dreka. Të tjerat s’po i nxjerr se s’ka më sens, as kuptim. Vazhdojmë përpara me projekte. Aaaaaaaaa mos harroniii hajde dhe më thoni që kjo është fotoshoopp”, shkruan ai.

Fiorentina, Musa, Denisi dhe Olsi janë në një tavolinë së bashku me një vajzë tjetër. Fiorentina dhe Olsi janë një nga çiftet e krijuara brenda shtëpisë dhe mendohej që nuk njiheshin./b.l/noa.al/