Transmetuar më 23-05-2017, 15:41

Olsi ka një vërejtje për Fiorentinën në lidhje me planet e saj për pas Big Brotherit nëse fiton çmimin e madh.

“Nuk duhet të thojë që do të blejmë shtëpi dhe do të martohemi”, i drejtohet ai Fiorentinës.

Danjeli mbron Fiorentinën. “Po edhe ne kështu kemi thënë”, i thotë ai Olsit.

Fiorentina më pas ndërhyn vetë dhe kalon me shaka vërejtjen e Olsit. “Unë thashë po fituam, pastaj avash ti zemër se nuk martohem me ty unë”, i drejtohet ajo. “O shpirt, o nëna e fëmijëve të mi”, i thotë Olsi, ndërsa Fiorentina i thotë trileçe.

Më herët ka qenë Fiorentina ajo që i ka drejtuar pyetjen Olsit: “A do martohesh me mua”, por ai thjesht buzëqesh dhe nuk kthen një përgjigje, ndërsa më pas i thotë ndoshta.

“Nuk është përgjigje. Matu mirë kur të flasësh se po the po, do ta mbash fjalën, po the jo, me mua nuk puqesh më”, reagoi Fiorentina.

Me insistimin edhe të Katerinës për një përgjigje. Olsi lëshon një “Po”. “Atëherë më ke 4 borxhe”, thotë Katerina.

Të gjithë me borxhe jemi o Kate, ndaj i duam ato 100 milionë”, thotë Olsi, shkruan faqja e ‘BB’. “Po i fituam ne do të blejmë një shtëpi m’u te ‘Skënderbeu”, thotë Fiorentina. “Po dhe një presh”, reagon me shaka Olsi. /b.l/noa.al/