Transmetuar më 23-05-2017, 15:33

Shkon në dy numri i viktimave nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku tre persona janë konfliktuar me njeri tjetrin duke përdorur thika.

Mësohet  se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta mes rojeve të një rezervati peshkimi në Rrushkull të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve viktima Lulzim Qato rreth 40 vjeç i cili mbeti i vdekur në vend vuante nga çrregullime mendore dhe se ishte punësuar si roje te rezervati për ta ndihmuar financiarisht.

Gjatë konfliktit Qato është qëlluar me thikë nga Eduard Xhaferi rreth 50 vjeç, që është i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, si dhe nga Yzedin Shollari rreth 60 vjeç i cili ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes në spital duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku këta tre persona janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin, ku dy prej tyre mbetën viktima si pasojë e plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/