Transmetuar më 23-05-2017, 14:58

Ky djalë i vogël ka qejf të hajë thonjtë dhe ato i janë futur në pjesën e krijuar si xhep mes dhëmbëve të qumështit dhe atyre që janë duke dalë. Mamaja e djalit ka postuar videon në Facebook.

Ajo ka bërë një paralajmërim për të gjitha nënat e reja që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të hanë dhëmbët, pasi mund ta pësojnë kështu.

“Kale gjithmonë i ka ngrënë thonjtë. Duke i kontrolluar gojën vura re diçka të bardhë tek dhëmbët e tij. Mora një piskatore dhe hoqa të bardhën. Kur e pashë dukej si një thua. Vazhdova të kontrolloja dhe nxora jashtë 4 të tjerë. Kërkova sërish në gojë dhe gjeta zona ku im bir grumbullonte thonjtë.

I kam nxjerrë plotë 27 thonj nga goja. Dentisti nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Zbuluam se pasi Kale i pret thonjtë nga gishtat, i fut ato në gojë dhe luan gjatë gjithë kohës. Ato ngecin në mish dhe ai nuk e kupton. Mos i lini fëmijët tuaj të hanë thonjtë",  thotë gruaja.