Transmetuar më 23-05-2017, 14:56

Një familje në Librazhd është kanosur nga një person i panjohur i cili u ka hyrë në banesë.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku 26- vjeçari I.K., banues në fshatin Dragostunjë, ka bërë kallëzim në polici mbi gjithë sa ka ndodhur.

Ai ka thënë se një person i panjohur, është futur në banesë dhe ka kanosur pjesëtarët e familjes dhe më pas është larguar.

I riu ka treguar se gjithçka ka zgjatur pak minuta, ku i dyshuari ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj familjarëve të tij për t’u larguar më pas. 26- vjeçari ka treguar se familja e tij nuk kishte konflikte me askënd.

Dyshimet e policisë janë përqendruar në faktin se i dyshuari mund të ketë hyrë për të vjedhur në banesë, por në momentin që është përballur me familjarët brenda i ka kanosur. Pas debateve me fjalë, ai është larguar duke vrapuar, ndërsa bazuar në dëshminë e të riut nuk rezultonte i armatosur.

Për të zbuluar më shumë mbi çfarë ka ndodhur hetimet e policisë janë në vijim. /a.y/noa.al