Transmetuar më 23-05-2017, 14:48

Një sherr me thika ka përfunduar me një të vdekur dhe dy të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:20 në fshatin Rrushkull të Durrësit.

Burime policore bëjnë të ditur se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet L.Q., 40 vjeç, ndërsa të plagosur Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe  E. Xh., rreth 50 vjeç të cilët janë konfliktuar me viktimën.

Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin.

Për pasojë L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur menjeherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.l/noa.al/