Transmetuar më 23-05-2017, 14:37

Një grua në Durrës u gjet mes një pellgu gjaku nga familjarët e saj, teksa kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Pasditen e djeshme në banesë 62- vjeçarja K.M., me banim në Durrës dyshohet se, ka tentuar të presë damarët e dorës me mjete prerëse.

Gruaja është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë të cilët e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit.

Por për shkak të gjendjes kritike ajo është transportuar drejt Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Të dhënat e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al