Transmetuar më 23-05-2017, 14:22

Vidhet në Tiranë një pikë këmbimi valutor. Gjithçka ka ndodhur rreth orës 02.40 ende pa zbardhur e hëna.

Në bulevardin “Zogu i Parë”, është e u hapur me forcë dera e pasme e një “Exchange”, në pronësi të shtetasit H.B., 51 vjeç, ku është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash.

Ndërsa në informacionin paraprak policia tha se nuk është marrë gjë, nga verifikimet e kryera është konstatuar se në Exchange ishin marrë 200 mijë lekë të reja.

Aktualisht hetimet janë në vijim me synim identifikimin dhe kapjen e autorit. /a.y/noa.al