Transmetuar më 23-05-2017, 14:21

Cara Treherner dhe tre miq të saj po luanin golf jashtë Parkut Kombëtar Kruger, Afrika e Jugut, kur u përballën me dy zvarranikët vdekjeprurës.

Dy gjarpërinjtë mamba po përballeshin në një betejë për të fituar femrën e tyre dhe nuk kishte asgjë që t’i ndante. Të pranishmit të cilët vëzhguan nga larg rrëfyen se dy mambat u përballën përreth 5 minuta, të lidhur nga trupi dhe duke sulmuar njeri-tjetrin me kokë.

Treherne e cila e filmoi të gjithë skenën tha se pas duelit, gjarpërinjtë u larguan.

“Në shikim të parë, mendova se ishte një kobër, por pas një inspektimi më të afërt, pashë se kishim të bënim me dy mamba. Grupi shpejt kuptoi se kjo ishte një pamje mjaft e rrallë, kështu që ndaluam lojën dhe u ulëm për të parë këtë betejë të frikshme. Ishte e mahnitshme t’i shikoje tek përballeshin midis tyre, ndërsa dukej sikur nuk do të mbaronte për vite me rradhë”, tha ajo.

Ndërsa eksperti Shaun Bodigon shpjegoi se zakonisht mambat luftojnë për çështje territoriale, që shpesh ka të bëjë me një partnere të mundshme. Betejën e fiton më i forti, ndërsa ai që humbet kthehet ng ka ardhur. /b.l/noa.al/