Transmetuar më 23-05-2017, 14:02

Ndërsa vetë çifti dhe familjet e tyre po i mbajnë sekret detajet e dasmës së Leo Messit me Antonella Roccuzzo, e fiksuar të zhvillohet këtë verë në Rosario, mediat argjentinase dhe gazetarët janë duke filtruar të dhënat në lidhje me këtë ngjarje të dyfishtë.

Nëse pesë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe gruaja e tij e ardhshme nuk janë shprehur fare në këtë drejtim, disa detaje me rëndësikanë rrjedhur nëpër media. Kështu, ceremonia e dasmës në Argjentinë do të mbahet më 30 qershor, gjashtë ditë pas 30-vjetorit të Leos, i cili është i lidhur me Antonella që nga viti 1996, me të cilën ka edhe dy fëmijë, Thiago (4 vjeç) dhe Mateu (1 vjeç), shkruan telesport.

Shërbimet hotelierike do të ofrohen nga një kompani katalanase. Rreth 600 të ftuar pritet të jenë në ceremoni, përfshirë shokët e skuadrës së Barcelonës dhe “Albiceleste”. Të pamundurit për të shkuar në Argjentinë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një ceremoni-festë, që çifti do ta bëjë më vonë në Barcelonë.

Nëse nuk ndodhin të papritura të mëdha, Antonella do të veshë si vello nusërimi një krijim të “Rosa Clara”. “Anto” ka udhëtuar drejt Rosarios për të finalizuar përgatitjet e dasmës. Ftesat janë nisur tashmë drejt destinacioneve përkatëse në emër të të dyve bashkë.