Transmetuar më 23-05-2017, 13:20

Ky 36 vjeçar nga Londra deklaron se është personi më i lumtur në botë. Adam Lyons jeton me dy femra të cilat janë gratë e tij. Brooke Shedd and Jane Shalakhov janë bukuroshet nga të cilat ai nuk mund të heqë dorë e të zgjedhë një prej tyre.

 Ata kanë një djalë, mamaja biologjike e të cilit është Brooke, por së shpejti familja do të bekohet me një vajzë, mamaja e të cilës do të jetë Jane. Sipas tyre është kombinimi perfekt për një familje pasi punët e shtëpisë dhe detyrimet ditore kryhen shumë më shpejt.

 Treshja, të cilët ndajnë së bashku një krevat super të madh, shpreson që fëmija i ardhshëm, që pritet të lindë në korrik, do të përfitojë nga kjo lidhje e tyre.

“Është shumë bukur që do të bëhemi prindër të gjithë dhe do të rrisim fëmijët tanë bashkë”, ka thënë 36-vjeçari Adam.

“Ne kemi folur për këtë dhe të gjithë e konsiderojmë veten tonë prindër të fëmijëve. Me fëmijët, emrat  janë zyrtarisht, “Babi”, “Mami” dhe “Mami”. Për ne, tre është më mirë se dy”, vijon ai.

 Në fakt, të tre mendojnë se lidhja e tyre e pazakontë mund të jetë e ardhmja e lidhjes dhe prindërimit.  Adam, i cil ka një biznes të vetin është edhe njerku i djalit 7-vjeçar të Brook, Oliverit.