Transmetuar më 23-05-2017, 13:04

Të gjithë duan që propozimi për martesë të jetë në një mënyrë sa më të veçantë, që ai të mbahet mend gjatë në memorian e çiftit. I tillë mund të quhet edhe rasti i këtij të riu nga Rusia,midentiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai i ka propozuar për martesë të dashurës së tij infermiere duke fshehur unazën brenda një plage që kishte në bark. Djali kishte bindur një kirurg që të fshihte unazën brenda trupit të tij dhe më vonë i kërkoi të dashurës që ti ndyshonte fashën.

Kur infermierja hoqi fashën vuri re diçka që ndriçonte brenda në plagë dhe mori një palë pinceta për ta hequr. Kur ajo e kuptoi se çfarë ishte filloi duke qarë nga gëzimi dhe pranoi menjëherë propozimin e çuditshëm të të dashurit  të saj. /b.l/noa.al/