Transmetuar më 23-05-2017, 12:22

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se ka dyshime se disa persona të përfshirë në grushtin e shtetit në Turqi, kundër Presidentit Recep Tayp Erdogan, në korrik të vitit të kaluar fshihen në Shqipëri.

Kryeprokurori deklaroi se ky fakt është pretendim i Prokurorisë turke, por se lidhur me këto dyshime po bëhen verifikimet e rastit.

“Ne po bëjmë verifikime, do hetohen edhe bizneset. Janë vënë në dispozicion informacione konkrete nga ana e Prokurorisë turke”, u shpreh Llalla sot në një prononcim për mediat. /a.y/noa.al