Transmetuar më 23-05-2017, 12:17

Fatmir Xhafaj është shkëmbyer në korridoret e Ministrisë së Brendshme me pasardhësin e tij në krye të këtij dikasteri.

Pak minuta pasi Dritan Demiraj ka hyrë në godinë për të nisur punën e tij, nga Ministria e Brendshme ka dalë Fatmir Xhafaj.

I shoqëruar sërish nga zëvendëskryeministrja Ledina Mandia por edhe shumë qytetarë të tjerë, Xhafaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët dhe komentin e ka pasur pikërisht për shoqëruesen e tij.

“Skam asgjë për të thënë përveç faktit se po eci me zv.kryeministren”, tha Xhafaj.

Dritan Demiraj ka nisur sot zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm. Ai është fotografuar teksa shkon në zyrën e re në Ministrinë e Brendshme.

Demiraj u votua dje në Kuvend së bashku me 5 ministra të tjerë teknikë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha që garantoi hyrjen e PD-së në zgjedhje. /b.l/noa.al/