Transmetuar më 23-05-2017, 12:06

Një studim i fundit i Akademisë Amerikane të Pediatrisë, mund t’i zemërojë paksa fëmijët e vegjël. Në rekomandimin e pediatërve thuhet se prindërit duhet të kufizojnë lëngun e frutave tek fëmijët që ende nuk kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë.

“Nuk ka nevojë për lëng frutash për foshnjat. Nuk ka dëshmi se ka ndonjë përfitim shëndetësor”, tha Dr Steven Abrams, një nga autorët e raportit.

Ai shtoi më tej se foshnjat i marrin lëngjet nga qumështi i gjirit që pinë dhe nuk kanë nevojë për lëng frutash dhe në momentin kur ata të fillojnë të ushqehen duhet ti konsumojnë frutat siç janë pa i shtrydhur lëngun.

“Bebet nuk kanë nevojë për lëngje shtesë përveç qumështit të nënës, para se të fillojnë të konsumojnë ushqime të tjera”, tha Abrams.

Mjekët dolën në përfundimin se lëngu i frutave përmban kalori dhe mund të ndikojë në shtimin e tyre në peshë kur të rriten. /g.v/noa.al